U largua përfundimisht nga “E Diell”? Flet Nevina Shtylla e shton më shumë misteret (FOTO LAJM)

Nevina Shtylla rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne!

Që nga fillimi i këtij viti Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani. Pas përfundimit të rubrikës së saj në emisionin “E diell”, moderatorja simpatike vendosi të tërhiqej nga televizioni. Gjithë këto kohë e kemi parë të pushojë dhe angazhohet me punë të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me punën në ekran. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ajo nuk do i rikthehet më këtij profesioni.

Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe teksa njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të rikthehet në televizion, ajo është përgjigjur “Po”.

Të gjithë mendonim se Nevina mund të shfaqej sërish në “E Diell” në sezonin e ri, por moderatorja ka treguar se ky është një kapitull i mbyllur për të. Megjithatë ajo është shprehur se vazhdon të ruajë miqësinë më kolegët e emisionit të së dielës, shkrun iconstyle.

“Jo nuk do të jem. Jam shkëputur nga E Diell prej janarit, sidoqoftë mbetet një nga programet që kam shijuar më shumë e ku kam krijuar shoqëri shumë të mira. Do më mungojë E Diell, po për fat kemi mundësinë që me pjesën më të madhe të grupit të takohemi e çmallemi herë pas here”, është përgjigjur Nevina pasi është pyetur për sezonin e ri të “E diell”.


Shtuar 3.07.2021 20:52