U la në burg, babai 27-vjeçar rrëfehet në gjykatë: E rraha me thupër se bezdiste të ëmën!

Janë zbardhur detaje të reja nga seanca gjyqësore e zhvilluar sot në Tiranë ku u gjykua dhe u vendos burg për 27-vjeçarin nga Kamza, të arrestuar për dhunë dhe abuzim ndaj vajzës së tij 6-vjeçare.

Akuza e abuzimit ndaj 6-vjeçares pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Të lidhura

None found

27 vjeçari gjatë seancës ka pranuar dhunën ndaj të miturës por duke mohuar kategorikisht abuzimin seksual.

Dhunën me thupër dhe kafshimet sipas tij kanë ndodhur për shkak se  vajza e bezdiste në telefon të ëmën ndërsa kjo ishte në punë duke shtuar se ishte ai që e ka çuar atë në spital.

Nga dosja mësohet se e mitura merrte nënën e saj në telefon duke i kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe mos ta linte vetëm me babin.

Prokuroria e Tiranës mësohet se ka kërkuar ekspertim psiqik dhe analizat për përdorimin e mundshëm të drogës ndaj dy prindërve të 6-vjeçares.

Çifti ishte ndarë kur e vogla kishte qenë vetëm 1 muajshe dhe 2 muaj më parë kishin nisur bashkëjetesën përsëri në një familje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.11.2021 10:58