Disa fotografi po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe kanë dëshmuar se shkatërrimi i fundit i portës perandorake nuk ishte thjesht një aksident.
“Situata ka arritur në një pikë ku ofendon shenjtërinë dhe vlerën historike të Shën Sofisë. U bëj thirrje institucioneve kompetente që t’i japin fund këtij turpi ndaj ndjeshmërisë së miliona njerëzve që ia kanë kushtuar shpirtin Shën Sofisë. A nuk e shohin këtë 154 kamerat dhe 69 policët e sigurisë dhe turizmit?” u shpreh kreu i Bashkisë së Stambollit për mbrojtjen e trashëgimisë historike të qytetit, Mahir Polat.
Fotografitë tregojnë qartë gjendjen e mjerueshme në të cilën ka shkuar monumenti i Shën Sofisë, pas shndërrimit të tij përsëri në xhami, në vitin 2020.