“U kënaqa edhe vetë”, Blendi Fevziu e Ardian Gjini ftohen bashkë në emision pas ngatërresës që iu bë nga moderatorët

Mbrëmjen e sotme në “Kanal 10” ishin të ftuar gazetari Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë u ngatërruan nga dy moderatorë.

Këta të fundit iu referuan Ardian Gjinit si Blendi Fevziu.

Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur dje përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.

Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë, por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë komike dhe tha që u kënaq dhe ai.

“Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.

Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.


Shtuar 11.08.2023 22:47