Foto ilustruese
Dy shqiptarë 30 dhe 38 vjeç janë arrestuar në Kallithea për trafik droge. Stoxos shkruan se në kontrollin e një ambienti të shtëpisë së 38-vjeçarit u gjet kokainë, e cila ishte e ndarë në 10 pako, me qëllim shitjen e menjëhershme, si dhe 2 pako kanabis të papërpunuar. Në të njëjtën kohë, 30-vjeçari kishte në shtëpinë e tij edhe 3 pako me kokainë.
Karakteristikë e veprimit të 38-vjeçarit gjatë trafikut të lëndëve narkotike, ishte përdorimi i një motori mbi të cilin vendosi një kuti për transportin e produkteve të një kompanie shpërndarëse ushqimore, me qëllim çorientimin e organeve të akuzës. 38-vjeçari është arrestuar edhe në të kaluarën për vepra të ngjashme.
Në total nga hetimet policore janë gjetur dhe konfiskuar: 1936,5 gram kokainë, 1880 gram kanabis i papërpunuar, shuma e parave 44334,4 euro, 3 peshore elektronike, një fuoristradë, një motor, 2 celularë dhe një kuti nga një kompani shpërndarëse ushqimore. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës./albeu.com