U kapën me kokainë dhe mijëra euro e dollarë, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur me 21 kg kokainë dhe mijëra dollarë dhe euro.

Mësohet se gjatë operacionit, policia gjeti 21 kilogramë e 864.6 gram kokainë, 16.085 dollarë, 3.250 euro, dhe 4 celularë.

Shqiptarët e arrestuar janë dërguar në burgun e Athinës, ku pritet të merret masa e sigurisë nga drejtësia greke.

 


Shtuar 29.06.2023 16:55