U kapën me arsenal armësh, lihen në burg të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar dhe 2 në kërkim në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë dhe zbardhjen e 3 ngjarjeve të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë.

Mësohet se GJKKO ka lënë në burg pa afat Flor Abazin, Bujar Jaupin e Arben Sufën, Petrit Sherën, Algert Hysën, Festim Mustafain,  Paris Prengën dhe Bledar Dedën ndërsa ka vendosur 45 ditë burg  për Klodian Kullën.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se tre ditë më parë, më 1 prill u arrestuan 5 person, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa.

Ky grup kriminal u godit pak ditë më parë, pas një operacioni nga Policia e Tiranës, FNSH dhe Forcat RENEA, ku u zbuluan e shkatërruan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake.

Gjatë aksionit, u sekuestruan arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

 

 


Shtuar 4.04.2021 14:13