Çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, Andi dhe Melisa u ndanë përfundimisht vetëm pak kohë më parë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm ku tha se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.
Si duket Melisa e hodhi pas krahëve historinë me Andin pasi pak ditë më parë është fotografuar me këngëtarin më në zë të estradës, Majk.
Pas gjithë aludimeve për një lidhje të mundshme mes tyre Majk e ka konfirmuar publikisht se mes tyre ka diçka, qoftë kjo miqësi apo një lidhje romantike. Reperi e ka mbështetur publikisht Melisën duke shpërndarë në profil këngën e saj më të re.