U kapën duke ndërtuar pa leje, 3 arrestuar në Korçë, në kërkim pronari i objektit

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas për ndërtime pa leje në Korçë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. I. K., 45 vjeç, F. K., 44 vjeç, dhe E. K., 34 vjeç, u kapën duke kryer punime në object, ndërsa pronari A. Sh., rezulton se nuk kishte leje për ndërimin.

Njoftimi i policisë:

U kapën duke kryer ndërtime pa leje, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ndërtesës ku po kryheshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 10:17