Spiuni i dyshuar rus, Mikhail Zorin, i cili u kap në Uzinën e Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022 ka kërkuar në gjyqin që u zhvillua sot ndaj tij, ndryshimin e masës së sigurisë.
Zorin ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë teksa afatet e paraburgimit kanë kaluar
Ai akuzohet se në bashkëpunim me Svetlava Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë mbërritur në Shqipëri me detyra të përcaktuara nga shërbimet sekrete ruse, për njohje territori, duke fotografuar objekte ushtarake dhe infrastrukturën kritike më vendin tonë.
Seanca u shty pasi prokurori kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Mikail Zorin po gjykohet për veprën penale “Marrje e informacione që përbejnë sekret shtetëror.”
E njëjta situatë ndodhi me Zvetlana Timofevën ndaj së cilës gjykata vendosi shtyrje të afateve të paraburgimit. Vendimi u konsiderua abuziv nga ana e mbrojtjes.