U kap në uzinën e Gramshit, rusi Mikhail Zorin kërkon lirim, gjykata e lë në burg

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin.

Ai ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Durrës.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me Svetlava Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë mbërritur në Shqipëri me detyra të përcaktuara nga shërbimet sekrete ruse, për njohje territori, duke fotografuar objekte ushtarake dhe infrastrukturën kritike më vendin tonë.

Në dëshminë paraprake Zorin mësohet se ka treguar për hetuesit se qëllimi i ardhjes në Shqipëri ka qenë pikërisht detyrat e caktuara nga shërbimet ruse, megjithëse gjatë seancës gjyqësore për masë sigurimi i riu nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim.


Shtuar 23.12.2022 10:23