U kap në Kapshticë me 3 kallashnikovë dhe një pistoletë TT, kush është Xhimi nga Tirana që u arrestua nga policia?

Ditën e sotme në pikën doganore të Kapshticës u arrestua një person pasi në mjetin e tij u gjetën 3 automatikë, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

Armatimi do të kalonte drejt vendit fqinj por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.

Armët e sekuestruara

Mësohet se në pranga ka rënë  Xhimi Hoxha, banues në Tiranë.

Lexo edhe: 3 automatikë dhe 1 pistoletë në makinë, një i arrestuar në Kapshticë

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme.

Ai po pyetet nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të Korçës./Albeu.com 

 


Shtuar 6.10.2023 18:37