Gjykata e Lezhës, ka lënë në burg 24-vjeçarin nga Fushë-Kruja Arkil Selimin, i cili u kap me dy mina me telekomande, duke i transportuar drejt Lezhës do të qëndrojë në burg pa afat.
Arkil Selimi, u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.