U kap më drogë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tropojë, procedohet adoleshentja që e shoqëronte

Një 32-vjeçar nga Bajram Curri është vënë ditën e sotme në pranga nga ana e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet lëndë e sdyshuar kanabis stviva.

Gjatë kontrollit në mjetin e 32-vjeçarit Algert Çybrja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë bashkë me të udhëtonte dhe një 16-vjecare, e cila po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Posedonte në automjet, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen, arrestohet 32-vjeçari.

Procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçare, pasagjere në automjet.


Shtuar 25.10.2023 14:01