U kap me armë, zbardhet dëshmia e Urim Metës: Doja të ndërtoja një shtesë te shtëpia, më duheshin para

Shtetasi Urim Meta 46-vjeç, i arrestuar në Tiranë me armë e kallëpe tritoli është marrë në pyetje nga grupi hetimor, gjatë dëshmisë së tij ka pranuar përfshirjen në aktivitetin kriminal të trafikimit të armëve.

Sipas burimeve nga hetimi, Meta në dëshminë e tij, ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike.

“Tani që më kapët e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se Urim Meta, mund të jetë i përfshirë edhe në episode të tjera të trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe të kallëpeve të tritolit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtij aktiviteti kriminal dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e grupit.

Po ashtu, ai ka deklaruar se armët e municicionet do shiteshin për 4 mijë euro, nga 500 euro celia prej kallëpeve të tritolit.

“Porisinë e kam marrë mga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi fiks që do i merrte në Maqedoninë e Veriut. Unë do i çoja deri atje. Paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër do e merrja pasi të dorëzoja porosinë”, ka deklaruar më tej i arrestuari Urim Meta.


Shtuar 18.03.2026 11:17