Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 28 vjeçaren Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17 vjeçarin M. K.
Mbi ta rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
28 vjecarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës dy ditë më parë teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa.