U kap me 522 mijë euro, Çela “shpërthen” në gjykatë: Pushtetarët vjedhin miliona dhe lëvizin të lirë, unë në burg me paratë e mia

32-vjeçari Elidon Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku pak ditë më parë u gjetën të fshehura në tavan 522 mijë euro të padeklaruara është mësuar ditën e sotme me masan e e sigurisë “arrest me burg”.

Teksa ndodhej në “kafaz” mësohet se lushnjari ka shpërthyer duke u shprehur se paratë tij janë të pastra dhe e ka krahasuar situatën me shumë persona të tjerë që inkriminohen, por vijojnë të jenë të lirë.

Ai po ashtu mësohet se të ketë thënë se pushtetarët në vend po vjedhin miliona euro nga korrupsioni dhe krimi, por nuk burgosen.

“Ka pushtetarë që ia vjedhjin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”, ka thënë Çela.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çelën, ndërsa dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi e Anold Cankja, i liroi duke i lënë në masën “detyrim paraqitjeje”./albeu.com