Pasditen e djeshme, një kontroll rrugor zbuloi veprimtarinë e paligjshme të një shqiptari. Policia e ndaloi makinën e tij dhe vërejti qëndrimin e tij të rezervuar, dukshëm i shqetësuar për kontrollin fizik dhe kontrollin e bazës së të dhënave, ku dhe iu zbulua adresa.
Nga kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e të riut u mundësua gjetja e një mijë e 400 gram kokainë të pastër, në vlerën 120 mijë euro, shtatë celularë, 49 fishekë dhe disa pako acid klorhidrik, një PC dhe një fletore me llogaritë e trafikut të drogës./albeu.com