Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka publikuar bisedën e fundit me Brilant Martinajn, njërin prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë.
Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.
“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi krahas mesazheve në Whasapp.
Në atentatin e sotëm mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Kujtojmë që vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie. Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes./abcnews.al