Me dy gishtat lart Stresi me protestuesit e Berishës presin vendimin (VIDEO)

Ditën e sotme do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur Albana Vokshi, Klevis Balliu, Oert Bylykbashki dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Protestuesit e Berishës po mbahen veç mbështetësve të Bashës, pra të ndarë në ambiente të ndryshme.

Grupi i parë që po njihet me masën e sigurisë janë mbështetësit e Berishës, të arrestuarit jashtë godinës së PD.

I pranishëm në qëli ka qenë edhe këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili ka qenë në protestën e 8 janarit në krah të mbështetësve të ish kryeministrit.

Pas mbarimit të 23 personave që do njihen me masat që do caktohet ndaj tyte, do futet edhe grupi i dytë prej 11 personave, mbështetas te kryetarit Basha. Mbështetësit e Berishës përpara nisjes së seancës kanë thirrur vazhdimisht “Basha ik”./albeu.com/