Lisa Marie Presley, kantautorja dhe vajza e Elvis dhe Priscilla Presley , ka vdekur në moshën 54-vjeçare.
“Me zemër të thyer duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, konfirmoi nëna e saj Priscilla në një deklaratë për People të enjten në mbrëmje.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë. Faleminderit për dashurinë dhe lutjet. Në këtë moment nuk do të ketë më komente.”
Të enjten në mëngjes, Presley u dërgua me urgjencë në spital pas një arresti të mundshëm kardiak.
Kur mjekët arritën në shtëpinë e saj, Presley nuk merrte dot frymë, por kishte shenja jete.
Mjekët e transferuan men jëherë në spital për trajtim mjekësor.
nja jete”, e transferuan gruan në një spital lokal për “kujdes të menjëhershëm mjekësor”.
Ajo nuk arriti tia dilte dhe humbi jetën në spital./Albeu.com/