Një 55 vjeçar ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një spital të Tiranës. Raportohet se ishte gjetur në rrugë nga stafi mjekësor i spitalit.
Ndërsa paraprakisht nuk raportohet për shenja dhune, mësohet se 55 vjeçari ishte endacak dhe deri më tani nuk janë paraqitur të afërm të tij për të bërë identifikimin e trupit.
Njoftimi i Plotë
Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”. Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.