U gjet e vdekur poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet se e reja është vrarë: Ishte e zhveshur dhe e dhunuar

Një vajzë ende e paidentifikuar, rreth 20-30 vjeç u gjet pa shenja jete ditën e sotme poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

Policia raportoi se bëhej fjalë për një shtetase endacake.

Por detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se gjatë këqyrjes së trupit policia ka konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme dhe dyshohet se vajza është vrarë.

Pamje nga vendngjarja

Ajo është gjetur e zhveshur dhe një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e dhunimit dhe abuzimit seksual.

Ura e “Dajlanit” prej dy dekadash është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi ushtrojnë prostitucionin.

Policia po ashtu nuk përjashton faktin se ajo mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është hedhur poshtë urës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e një konflikti mes vajzave që ushtrojnë prostitucionin apo tutorëve./Albeu.com/


Shtuar 2.08.2023 21:06