U fut për t’u larë në lumë, gjendet i mbytur i mituri në Librazhd

Një 11-vjeçar nga Librazhdi është gjetur i pajetë, pasi dyshohet se ishte futur për t’u larë larë në lumin Rrapun dhe është mbytur aksidentalisht.

Trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga lumi, teksa policia po punon për zbardhjen e rrethanave tëngjarjes.

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,
dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.08.2023 18:09