Ditën e sotme rreth orës 12:15, një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Pish Poros në Fier, sapo u fut në det.
Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale F. B..
Të lidhura
None found
Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60-vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
