U filmua duke shpërndarë para gjatë zgjedhjeve, SPAK kërkon 1 vit burg për Etjon Jokën

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burg për deputetin e LSI, Etjon Jokën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili është filmuar teksa jepte para në këmbim të votave.

Burg është kërkuar edhe për personin që ka filmuar videon Elis Babon, i cili ka pranuar ryshfet në këmbim të votës së tij.

ërkohë vetë ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politik si Alqi Bllako, i arrestuar për Inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bërë filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtaret e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 14:19