U ekzekutua sot në mes të Shkodrës, kush është “kumbari” që bëri lëmsh politikën shqiptare

Bardhok Pllanaj është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Por ai nuk është një personazh i panjohur në këtë qytet pasi njihet ndryshe si “kumbari” i Shkodrës.

Emri i tij është përmendur sërish vetëm pak vite më parë për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri.

Por kush është Bardhok Pllanaj, njeriu që trazoi politikën shqiptare?

Pllanaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Bardhok Planaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Planaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnje.

Gjykata e Shkodrës vendosi në atë kohë sekuestrimin e pasurisë së tij pasi akuzohet për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 21:37