U ekzekutua për hakmarrje në Itali, arrestohen autorët e vrasjes së Elson Kalaverit

Policia italiane ka arrestuar vrasësit e Elson Kalaverit.

Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i operacionit “Kanuni”, pas një pune intensive hetimore, të zhvilluar që prej gushtit 2022 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Pizës dhe koordinuar nga Prokuroria Publike e Pizës, e cila bëri të mundur zbardhjen e vrasjes mizore të shqiptarit.

Dyshohet se krimi në Sasso Pisano ndodhi për hakmarrje. Një prej shqiptarëve të arrestuar, vuri “drejtësi” për vrasjen e vëllait të tij duke vendosur në zbatim Kanunin.

Ai raportohet se për të marrë hak për vdekjen e të vëllait punësoi shtetasit italianë në zonën e Campania për të vrarë 36-vjeçarin.

Kujtojmë se 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit./albeu.com


Shtuar 15.09.2023 10:54