Pas ekzekutimit të Ismet Çekores, 57-vjeç, i cili katër ditë më parë kishte folur për bandat e Shkodrës, FNSH dhe RENEA gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë disa kontrolle në disa banesa sidhe kanë shoqëruar 15 persona.
Personat e shoqëruar janë përsona të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për vrasjes e 57-vjeçarit.
Në vendin ku ndodhi krimi në Kiras të Shkodrës, ndodhen disa kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, por nga vëzhgimi i hetuesve ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar.
Gjithësesi nga kqyrja e tyre që janë kanë qenë në funksion është parë lëvizja e autorit me motorr dhe skafandë në kokë që afrohet para derës së Çekores dhe qëllon me 7 plumba në drejtim të tij.
Për shkak të skafandës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka çeduar duke hequr skafandën cka do të bënte të mundur identifikimin e tij.
Ngelet ende enigmë nësë 57 vjecari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.
Ndër personat që janë shoqeruar nga policia e shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.
Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruci, i cili I shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit.
Megjithatë, Policia e shkodrës ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali I tij ka qënë dy herë I ndaluar nga Policia e Shkodrës ndërkohe që ai ka qënë I perfshirë në disa ngjarje në Shkodër. /albeu.com