Anila Ruçi u gjet e vrarë pasditen e 19 prillit në shtëpunë e saj në via Piave në Scaldasole Pavia.
Së bashku me të, jashtë shtëpisë u gjet i plagosur edhe një burrë, i cili fillimisht tha se ishte vëllai i viktimës.
Por hetimet kanë marrë një kthesë të re. Mediet italiane bëjnë me dije se kanë arrestuar Osman Bilyhun, 30 vjeç, i cili jetonte me Anilën.
Ai ruhet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet i shtruar në spital që nga mbrëmja e së mërkurës, pasi ka marrë plagë me thikë.
Bilyhu është personi i cili u gjet jet jashtë shtëpisë në via Piave në të njëjtën ditë të vrasjes.
“Bilyhu është paraqitur si vëllai i viktimës, por në realitet duket se mes tyre nuk ka pasur lidhje familjare”, bën me dije policia italiane.
Dispozita si i dyshuar për vrasjen ka nisur pas marrjes në pyetje gjatë natës së ngjarjes në spital./Albeu.com/