U ekzekutua me armë zjarri, identifikohet viktima në Kavajë, iu vra vëllai dy muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të diel në Kavajë, ku mbeti i vrasrënjë person.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, teksa informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Mësohet se viktimëka mbetur Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës, që mbeti i vrarë në muajin mars të këtij viti.
Kujtojmë që Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri tjetrin në Kavajë pas një sherri banal mes tyre. Gosa qëlloi me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit qëlloi me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.


Shtuar 21.05.2023 18:54