Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit te policisë Erzen Breçani, i ekstraduar disa ditë më parë nga Spanja.
Ai akuzohet nga SPAK për trafik narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Të lidhura
None found
Nga komunikimet e zbardhura ne “SKY ECC”, Eralb Breçani akuzohet si pjese e grupit kriminal bashkë me Ergys Dashin ( i vrarë në ekuador) dhe Ervin Matës.
Ai akuzohet për episodin e sasisë prej 446 kg kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin.
Ndërkohë, Ervin Mata, mbahet i arrestuar në Brazil dhe pritet të ekstradohet në muajt ne vijim.
