U dogj nga shpërthimi i tubacionit të naftës, punëtori niset drejt Tiranës në gjendje kritike

50 vjeçari nga Mallakastra i cili u dogj si pasojë e shpërthimit të tubacionit të naftës, është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Viktor Ballaj mori djegie të rënda pas shpërthimit të një tubi nafte në një kompani private në Ballsh.  50-vjeçari është transportuar te shërbimi i Djegie-Plastikës tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për shkak se në trup ka djegie të rënda.

Fillimisht spitali i Fierit ku ai u dërgua tha se ishte nënë kontroll, por plagët ishin të thella.


Shtuar 3.05.2021 12:42