U dhunua nga punonjësja, momenti kur e moshuara largohet nga azili në Pejë (VIDEO)

E moshuara e cila u dhunua në qendrën ku duhej t’i ofrohej përkujdesje në Pejë, ka dalë nga aty.

Dhëndri i saj ka prezantuar para gazetarëve dokumentin të cilin e morën pasi bënë kërkesë që ajo të dalë nga aty.

Në dokument thuhet se ajo “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”.

Shtuar 2.11.2022 18:26