U dënua me 6 vite burg, prokuroria merr vendimin e papritur për Fjolla Morinën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Kujtojmë se në fillim të muajit mars, Gjykata e Kukësit riktheu në burg Fjolla Morinën, të paktën me letra. Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.


Shtuar 21.04.2021 08:42