U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-gjyqtarit

Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin ish gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, që e dënoi me 1 vit burg.

Luan Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh. Daci, nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.


Shtuar 19.02.2022 15:02