U deklarua për Stelën, Lindita nxjerr zbuluar Çimin: Më kërkoi takim!

Ditë më parë, Çimi dhe Stela u deklaruan për njëri-tjetrin në “Përputhen+40”.

Kujtojmë se pas flirtimeve me Linditën, Stela u bë xheloze dhe i tha Çimit se është i paqëndrueshëm. Gjithashtu ajo u shpreh se ata të dy nuk mund të jenë bashkë, por dy ditë më parë duket se ndërroi mendim. Gjatë takimit 4 minutash me Çimin, Stela vendosi të deklarohej për të.

Ndërsa në puntatën e sotme, Lindita “e nxorri zbuluar” Ndriçimin, duke thënë se ai po bën lojë të pisët.

“Ndërkohë që më kërkonte mua një takim, jep një deklarim për Stelën. Çimi lozi shumë pisët atë ditë dhe këtë mund ta konfirmojë ai, sepse po atë ditë mua më ka marrë në telefon dhe më ka thënë disa gjëra që po qe burrë le t’i pranojë.
Unë nuk e kam problem fare që ato janë bashkë, unë e kam thënë që në fillim se isha unë ajo që u tërhoqa dhe i lashë rrugën e lirë Stelës. Dua të sqaroj publikun që nuk jam ndjerë xheloze, sepse di që Çimi është shumë i lëkundur”, tha ajo.

Po ashtu, Lindita rrëfeu se para se të deklarohej për Stelën, Ndriçimi e kishte marrë në telefon duke i thënë “Mua nuk më pëlqen Stela, do deklarohem për ty”.


Shtuar 21.06.2021 21:55