U deklarua i zhdukur, gjendet polaku në Sarandë

Turisti polak 74-vjeçar që u shpall i zhdukur sonte është gjetur dhe ndodhet shëndoshë e mirë. Ai është dërguar në hotelin ku ishte akomoduar.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë”, njofton policia./albeu.com

Shtuar 27.06.2022 23:44