U dëgjuan shpërthime, çfarë ndodhi 100 metra nën ujë, bota me sytë nga gazsjellësi (VIDEO)

“Zërat” për sabotim në gazsjellësin rus të gazit natyror “Nord Stream” po shtohen pasi brenda 24 orëve, tre linja nën det të sistemit në Baltik pësuan dëme të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, sizmologët në Danimarkë dhe Suedi regjistruan të hënën shpërthime të forta në zonat ku u vërejtën rrjedhje në tubacionin Nord Stream, siç raportohet nga Qendra Kombëtare Sizmologjike Suedeze (SNSN) e Universitetit Uppsala .

 “Nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime,” tha sizmologu Bjorn Lund për transmetuesin publik SVT.

Kompania administruese e gazsjellësit rus, Kremlini, qeveria gjermane, Polonia dhe Danimarka nuk e përjashtojnë mundësinë e sabotimit.

Në një deklaratë sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mundësia e sabotimit nuk mund të përjashtohet, ndërsa fotot dhe videot e shpërndara në rrjet nga vendi ku ka ndodhur rrjedhja tregojnë seriozitetin e situatës.

Kujtojmë se gazsjellësi “Nord Stream 1”, i cili përbëhet nga dy linja paralele me kapacitet për të transportuar 27.5 miliardë metra kub në vit secila, filloi furnizimin me gaz direkt nga Rusia në Gjermani në vitin 2011.


Shtuar 27.09.2022 21:20

koment