Katër alpinistë serbë të cilët u bllokuan në Theth u shpëtuan sot nga Forcat Ajrore.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Peleshi bën me dije se efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshqitur, duke marrë lëndime në trup.
Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 3 të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore./albeu.com/