U bezdis nga zhurma e makinerive, shqiptari në Greqi rreh punonjësit e biznesit. Pas sherrit kthehet dhe i qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Një shqiptar së bashku me disa persona të tjerë kanë qëlluar me armë dhe kanë sulmuar punonjësit e një biznesi pasditen e së hënës në zonën e Oreokastros.

Sipas informacioneve, një burrë me origjinë shqiptare dhe disa romë, “hynë” në një biznes të riciklimit të metaleve në Autostradën e Vjetër Kombëtare Selanik-Kilkis dhe sulmuan tre punëtorë pasi dyshohet se ishin shqetësuar nga zhurma e makineritë që operojnë në zonë.

Më pas autorët kanë hipur në makinat e tyre për t’u larguar, megjithatë 34-vjeçari me origjinë shqiptare është kthyer pak më vonë me një kamion, ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të punëtorëve, duke mos shkaktuar të lënduar. Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur.

Janë identifikuar dy persona

Veprimet e menjëhershme para hetimore të Departamentit të Sigurisë Oriokastro kanë çuar në identifikimin e detajeve të dy personave të përfshirë të cilët akuzohen për tentativë vrasjeje dhe lëndim trupor.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar dhe një rom 42-vjeç. Policia ka gjetur arsenal armësh në shtëpinë e shqiptarit. U sekuestrua 1 pistoletë së bashku me tetë ampula gazi dhe 22 fishekë metalikë, si dhe 1 karikator, 1 grusht hekuri dhe 1 thikë në një kuti lëkure.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të mësipërm./Albeu.com 


Shtuar 3.10.2023 11:18