“U bë në mënyrë të pabesë”, Berisha: Largimin e drejtuesve kryesor të PD në vitin 2017 e mora vesh nga media

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk kishte dijeni për listën që kishte përgatitur Basha në zgjedhjet e 2017.

Berisha u shpreh se lajmin për largimin, e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në zgjedhjet e vitit 2017, e ka marrë vesh nga mediat.

“Sali Berisha largimin e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në vitin 2017, e ka marrë vesh nga mediat dhe kurrë nga Lulzim Basha. Të nesërmen i kam thënë këto fjalë; me këtë që ke bërë ti ndaj tyre, në mënyrë të pabesë, pa u thënë fare, u ndry, se pastaj e mora vesh, pa thirrur njeri. Më tha se, më tha këshilltari izraelit që ti për tu quajtur lider duhet të heqësh ata dhe Berishës. I thashë se po të heq Berishën unë nuk mund të qëlloj më, dhe i hoqa. I thashë që me këtë që ke bërë, me këtë padrejtësi absolute që u ke bërë, u ke dhënë atyre të drejtën të bëjnë çdo gjë kundër teje. Unë publikisht jam shprehur se nuk kam qenë kurrë dakord me atë vendim të tij. As ka ardhur me listë që të konsultohet tek unë, dhe e kam quajtur normale që të mos konsultohet se do të bënte ekipin e tij, jo timin”, tha Berisha në Syri TV.


Shtuar 7.12.2023 23:07

Tags: ,