U arrestua sot me urdhër të SPAK, si iu bë antentat me snajper Akil Nerjakut në Durrës pak muaj më parë

Akil Nerjaku, “trimi” i Shijakut është arrestuar me urdhër të SPAK gjatë kontrolleve në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, në banesën e të kërkuarit Ramazan Rraja.

Nerjaku nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai ra pre e një atentati me snajper në Durrës gjatë shtatorit të 2022, edhe pse policia e mohoi se ka qenë ai shënjestra, duke pretenduar se objektiv ka qenë një shtetas nga Maqedonia e Veriut i identifikuar si B. Alushi.

Policisë iu desh disa orë të dilte me një njoftim zyrtar duke mos përmendur askund Nerjakun dhe aq më pak shoferin e makinës me të cilën po lëvizte 40 vjeçari, ndërkohë që deri sa dolën blutë e Durrësit me një reagim, në media qarkulluan të gjitha detajet mbi atentatin.

Mësohet se në drejtim të Nerjakut u qëllua në zonën e Plazhit në Durrës teksa ai ishte duke lëvizur me një makinë tip “Mercedes Benz-GL”. 40-vjeçari ishte pasagjer në makinën ngjyrë të zezë, ndërsa në timon ishte djali i vëllait të ministrit Lefter Koka, 26-vjeçari Haki Koka.

Mësohet se autorët lëviznin me një automjet tip furgon ngjyrë të bardhë.  Dyshohet se ata e kanë ndjekur objektivin e tyre. Sapo ai ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë me snajper, por plumbi nuk e ka kapur dhe ka qëlluar një makinë të parkuar me targa të huaja. Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë janë larguar në drejtim të Plepave ku edhe kanë humbur gjurmët.

Akil Nerjaku rezulton një person me precedentë të theksuar kriminalë dhe është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje./albeu.com


Shtuar 20.01.2023 09:51