U arrestua si pjesë e grupit të Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, Dritan Metaj rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj i ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë vendimit për lënien e tij në burg nga Apeli i GJKKO nën akuzën se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Metaj i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë, akuzohet se ka ndihmuar gëzim Çelën që ky i fundit, si një person i shpallur në kërkim, të mos kapej nga forcat e policisë.

Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.


Shtuar 24.12.2023 12:36