Kompani, apartamente dhe makina, mbeten në sekuestro pasuritë e Gëzim Çelës

Gjykata e Apelit të Posaçëm, la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela. Vendimi u dha sot dhe u hodh poshtë kërkesa e bashkëshortes së Gëzim Çelës, për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh.

Gjiashtu, u la në fuqi urdhëri i prokurorit të SPAK , për sekuetsron e një llogarie bankare me vlerë 100 mijë euro dhe disa automjeteve.

Çela, njihur si “Baroni i Drogës”, u arrestua gjatë një hetimit ndaj një rrjeti narkotrafikantësh në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku ai kishte gjetur strehim.

Ndërkohë, në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht 2023, pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik, ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Çelës, është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri, pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90.

Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.


Shtuar 23.04.2024 15:52