Detaje te reja kane dale ne lidhje me 30-vjeçaren e arrestuar per mashtrim.
30-vjeçarja Milena Deraj ka arritur të mashtrojë tre persona të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”. Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi që Verracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel.
Ajo u ka premtuar se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave, raporton gazetarja Doriana Bezat.
Deraj arriti t’u merrte 340 mijë euro familjes shkodrane, dhe kur nuk ka mundur ta mbyllë çështjen, ata e kanë kërcënuar me vetëgjyqësi./albeu.com/