Prokurori i Sarandës Sali Hasa i cili u arrestua për korrupsion, është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka probleme të theksuara me pasurinë.
Kujtojmë se Hasa është arrestuar 3 muaj më parë, pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Bashkë me të janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit, Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./albeu.com