U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri del të hënën para Gjykatës së Posaçme

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, i cili ka fituar zgjedhjet në bashkinë Himarë, Fredi Beleri, do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme.

Dosja e Fredi Belerit, i cili është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO.

Mësohet se gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri.

Kujtojmë se arresimi i Belerit është shoqëruar me shumë bujë, me Greqinë që ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.


Shtuar 19.05.2023 10:03