Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh gjatë ditës së djeshme, ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.
Gjithashtu mësohet se këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.
Ndërkohe bëhet me dije se shtetasit rusë dhe ukrainasi që u kapën në Gramsh, do të hetohen për spiunazh dhe lidhje me shërbime të huaja sekrete./albeu.com/