Marjan Kola u arrestua si i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.
Ditën e sotmekanë qenë familjarët e Marjan Kolës që kanë reaguar lidhur me situatën.
Familjarët kërkojnë lirimin e tij, pasi atë natë që ka ndodhur vrasja, djali i tyre ka qenë në Kosovë.
“Djali u arrestua pa kurrëfarë prove”, ka thënë babai i tij.
Ndërkohë vëllai i tij nga ana tjetër thotë se vëllai i tij ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur ngjarja.
“Është me kamera dhe me të gjitha poligoni ku ka hyrë me bërë qitje. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim penal për këtë punë. Vëllai im është arrestuar me 30, jemi të zhgënjyer dhe duam vetëm drejtësi për vëllain, jo për hatër e për gjë, dua të ndjek drejtësinë”, ka thënë vëllai i tij./albeu.com/